na tek po më ndiek sot nga faqeja e dheut, edhe do të fshihem nga faqeja jote, edhe do të sillem andej’ e këtejë, edhe do të ikënj tejë mbi dhet; edhe kushdo që të më gjenjë, do të më vrasë.
Edhe Avraami ra mbi faqet të ti, edhe qeshi, e tha ndë zemërë të ti: Një qint vieç burri do t’i lintnjë (dialë)? Edhe Sarra, nëntëdhietë vieç grua do të piellë?
Edhe Perëndia tha: Po, gruaja jote Sarra do të të piellë dialë, edhe do t’ia kluanjç emërin’ ati Isaak, edhe do të bënj dhiatënë time me atë për dhiatë të përherëshime, (edhe) me farën’ e ati pas ati.