Biblia Todo Logo
အွန်လိုင်း သမ္မာကျမ်းစာ

- ကြော်ငြာတွေ -




të bërëtë 17:1 - Libra të Dhiatës së Vjetër të përkthyera në dialektin tosk nga Konstandin Kristoforidhi në 1884 (tra

1 Edhe Avrami kur ishte nëntëdhiet’ e nëntë vieç, Zoti iu duk Avramit, e i tha: Unë (jam) Perëndia Gjithëpushtetësi, ecë përpara meje, edhe bënu i mbarë.

အခန်းကိုကြည့်ပါ။ ကော်ပီ




të bërëtë 17:1
45 ပူးပေါင်းရင်းမြစ်များ  

Këjo (është) gjeneallogjia e Noesë. Noeja ishte një njeri i dreitë, (edhe) i tërë ndër shokët të kohësë ti; Noeja eci me Perëndinë.


e tha: Të lutem, o Zot, kujto tashi, se qysh eca përpara teje ndë të vërtetët, e me zemërë të këthiellëtë, edhe punova të pëlqyerëtë përpara teje. Edhe Ezeqia klau me të klarë të math.


A është gjë që s’munt (ta bënjë) Zoti? Mb’atë kohë që vura do të kthenem te ti, posi mbë këtë kohë të vitit, edhe Sarra do të ketë bir.


Të jesh i plotë përpara Zotit Perëndisë tënt.


edhe Perëndia Fuqi-madhi të bekoftë, e të shtoftë, e të shumoftë, kaqë sa të bëneç shumë gjëndëje;


Edhe Perëndia i tha ati: Unë (jam) Perëndia Gjithë-pushtetësi, shtohu e shumohu, komp e shumicë kombesh do të bënenë nga ti, edhe mbëretërë do të dalënë nga mezi yt,


Edhe bekoi Josifnë e tha: Perëndia, përpara të cilit ecnë atërit’ e mi Avraami edhe Isaaku, Perëndia i cili më kulloti që nga të linduritë tim gjer mbë këtë ditë,


Edhe Zoti i tha Avramit: Dil nga dheu yt, edhe nga fisi yt, edhe nga shtëpia e tyt et, nd’atë dhe që do të dëftenj ty,


Edhe Enohu eci me Perëndinë, edhe nukë gjëndej më, sepse Perëndia e mori.


Sepse Zoti Perëndia yt është Perëndia i perëndivet, edhe Zoti i zotërivet, Perëndi i math, i fortë, edhe i frikëshim, që nukë vështron ndër sy as nukë merr dhuratë.


edhe iu duksh Avraamit, (e) Isaakut, e Jakovit, me (emër) Perëndi Gjithëpushtetës, por nuk’ iu çfaqa ati (me) emërinë tim Jehovah,


Edhe Zoti iu duk ati ndë list të Mamvrisë, atie ku rrinte ndë derët të tendësë ndë vapët të ditësë.


Edhe Zoti iu duk Avramit e tha: Farësë sate do t’ia ap këtë dhe. Edhe ay i ndërtoi atie një therore Zotit, që iu duk ati.


Edhe Avrami ishte tetëdhiet’ e gjashtë vieç, kur i polli Ismailnë Avramit Agara.


edhe Enohu eci me Perëndinë tre qint viet, si i lindi Mathusalla, edhe i lintnë bij e bija;


Edhe ay më tha: Zoti, që u pëlqyeshë përpara ati, do të dërgonjë ëngjëllin’ e ti bashkë me ty, edhe do të ta bënjë mbarë udhënë, edhe do të marrç grua për tem bir nga fisi im, e nga shtëpia e tim et;


Edhe Zoti iu duk ati, e i tha: Mos sbrit ndë Egjyptëri, rri nd’atë dhe që do të të them,


edhe Perëndia Fuqimadhi u dhashtë hirë përpara njeriut, që të dërgonjë me ju vëllanë tuaj tiatrinë, edhe Veniamininë; edhe unë, ndë qoftë se mbetem pa djem, le të mbetem.


Edhe tha: Unë (jam) Perëndia, Perëndia i tyt et, mos u frikëso të sbreç ndë Egjyptëri, sepse kam për të bërë ty atie komp të math,


që të duash Zonë Perëndinë tënt, që të dëgjojsh zën’ e atij, edhe të jesh varë te ay, sepse këjo është jeta jote, edhe të gjatët’ e ditvet tua, që të rrish mb’ atë dhe që u u përbetua Zoti atëret tu, Avraamit, e Isaakut, e Jakovit, t’ua apë atyre.


Edhe Jakovi i tha Josifit: Perëndia Fuqimadhi m’u duk ndë Lluz ndë dhe të Hanaanit, edhe më bekoi,


Kush ecën dreitë ecën mbarë, po kush shtrembëron nga udhët’ e tia do të shquhetë.


ကြှနျုပျတို့နောကျလိုကျပါ:

ကြော်ငြာတွေ


ကြော်ငြာတွေ