Biblia Todo Logo
အွန်လိုင်း သမ္မာကျမ်းစာ

- ကြော်ငြာတွေ -




të bërëtë 15:18 - Libra të Dhiatës së Vjetër të përkthyera në dialektin tosk nga Konstandin Kristoforidhi në 1884 (tra

18 Atë ditë Zoti bëri dhiatë me Avramnë, tuke thënë: Këtë dhe ja kam dhënë farësë sate, që nga lumi i Egjyptërisë, gjer ndë lum të math, ndë lum’ të Efratit,

အခန်းကိုကြည့်ပါ။ ကော်ပီ




të bërëtë 15:18
58 ပူးပေါင်းရင်းမြစ်များ  

Edhe Zoti iu duk Avramit e tha: Farësë sate do t’ia ap këtë dhe. Edhe ay i ndërtoi atie një therore Zotit, që iu duk ati.


Zoti Perëndia i qiellit, që më nxori nga shtëpia e tim et, edhe nga dheu që kam lindurë, edhe i cili më foli, edhe më bëri be, tuke thënë: Këtë dhe do t’ja ap farësë sate, ay do të dërgonjë ëngjëllin’ e ti përpara teje, edhe do të marrç grua për tem bir andej,


sepse gjith’ atë dhe që sheh, ty t’e kam për të dhënë, edhe farësë sate për gjithë jetënë;


Edhe atë ditë Zoti do të hedhë tej nga hendeku i lumit gjer ndë rrymt të Egjyftërisë, edhe ju do të mbëlidhi një nga një, ju të bijt’ e Israilit.


Gjithë vëndi tek të shkelë gjurma e këmbëvet tuaja, do të jetë juaji, që nga shkretëtira e që nga Livani, që nga lumi, nga lumi i Efratit, e gjer ndë det mb’ anë të perënduarit, do të jetë sinori juaj.


Edhe Zoti i tha atij: Ky ësht’ ay dheu që iu përbetuash’ unë Avraamit, e Isaakut, e Jakovit, tuke thënë: Farësë s’ate do t’ja ap atë; unë të bëra ta shohç me syt’ e tu, po atie s’ke për të shkuarë.


Sepse ëngjëlli im do të shkonjë përpara teje, edhe do të futnjë ty te Amoritët, e te Hittitët’, e te Perizzitët’, e te Hanaanitët’, e te Hivitët’, e te Jebusitëtë, edhe unë do t’i shuanj ata.


edhe do të shumonj farënë tënde posi yjet’ e qiellit, edhe do t’i ap farësë sate gjithë këta vënde, edhe gjithë kombet’ e dheut do të bekonenë ndë farët tënde,


Kur të të bierë Zoti Perëndia yt nd’ atë dhe që vete për të trashëguar’ atë, edhe të dëbonjë shumë komba përpara teje, Hititëtë, e Gjirgashitëtë, e Amorejtë, e Hanaanitëtë, e Perizitëtë, e Hivitëtë, e Jebusitëtë, shtatë komba më të mëdhenj e më të fortë se ti,


Edhe Josifi u tha të vëllezëret ti: Unë po vdes, po Perëndia me të vërtetë do t’u vështronjë juve, edhe do t’u ngjisë juve nga ky dhe, nd’atë dhe që i bëri be Avraamit, e Isaakut, e Jakovit.


edhe dhenë që i dhashë Avraamit edhe Isaakut, ty do ta ap, edhe do t’i ap (këtë) dhe farësë sate pas teje.


edhe të dhashtë bekimin’ e Avraamit ty, edhe farësë sate bashkë me ty, që të trashëgonjç dhen’ e huajë që rri ti, të cilinë ja dha Avraamit Perëndia.


Ruaj atë që të urdhëronj ty unë sot; na unë tek do të nxier përpara teje Amoritin’ e Hanaanitin’ e Hittitin’ e Perizzitin’ e Hivitin’ e Jebusitinë.


pastaj vura ndër ata dhiatënë time, t’u ap atyre dhen’ e Hanaanit, atë dhen’ e huajë t’atyre, ndë të cilinë ndenjnë,


edhe sbrita që të shpëtonj ata nga dora e Egjyptianëvet, edhe t’i ngre ata nga ay dhe, (e t’i shpie) mbë një dhe të mirë e të gjërë, mbë një dhe që rrieth klumësht e mialtë, ndë vënt të Hanaanit, e të Hittitëvet, e të Amoritëve, e të Perizzitëvet, e të Hivitëvet, e të Jebusitëvet,


Edhe emëri i lumit tretë (thuhetë) Hiddekell [Tigris]; ky (ësht’) ay që rrieth prei Asyrisë nga të lerët’ e diellit. Edhe i katrëti lum, ky (ësht’) Efrati.


Ktheni veshnë tuaj, edhe eni tek unë; dëgjoni, edhe shpirti juaj do të rronjë, edhe do të bënj me ju dhiatë të përjetëshime, përdëllimet’ e Dhavidhit besëtarëtë.


edhe do t’u bie juve nd’atë dhe, për të cilinë ngrita dorënë time, se do t’ia ap Avraamit, (e) Isaakut, e Jakovit, edhe do t’ua ap atë juve për trashëgim. Unë Zoti.


Edhe Zoti kur të siellë ty ndë dhet të Hanaanitëvet, sikundrë u përbetua mbë ty, edhe mbi atërit tu, edhe të ta apë ty,


kujto Avraamnë, (e) Isaakunë, e Israilinë, shërbëtorëtë e tu, të cilëvet u bëre be ndë vetëhet tënde, e u the atyre: Do të shumonj farënë tuai posi yjet’ e qiellit, edhe do t’i ap farësë tuai gjithë këtë dhe, që fola për atë, edhe do t’e trashëgonjënë për gjithë jetënë.


Kur të sgjeronjë sinoret’ e tu Zoti Perëndia yt, sikundrë t’u zotua, e të thuash: Do të ha mish, (sepse dëshëron shpirti im të ha mish,) munt të hash mish, pas gjithë dëshërimit shpirtit tënt.


Edhe Zoti Perëndia yt ndë sgjëroftë sinoret’ e tu, sikundrë u u përbetua atëret tu, edhe të t’epë gjith’ atë dhe, që u zotua t’ua apë atëret tu,


Edhe Perëndia u dëgjoi atyre psherëtimënë, edhe Perëndisë i ra ndër mënt dhiata e ti (që pat bërë) me Avraamin’ e me Isaakun’ e me Jakovinë.


Sepse kur të dëbonj kombetë përpara teje, edhe të sgjëronj sinoret’ e tu, asndonjë nukë do të dëshëronjë dhenë tënt, kur të hipënjç që të dukesh përpara Zotit Perëndisë tënt tri herë ndë vit.


ကြှနျုပျတို့နောကျလိုကျပါ:

ကြော်ငြာတွေ


ကြော်ငြာတွေ