Edhe paskëtaj u përndanë farat’ e Hanaanitëvet. Edhe sinoret’ e Hanaanitëvet ishinë që nga Sidhona, kur vete ndonjë për Gjerara, gjer ndë Gazë; edhe kur vete ndonjë për Sodhoma e për Gomorra, e për Adhama, e për Sevoim, gjer ndë Llasa.
Doli edhe mbëreti i Sodhomavet, edhe mbëreti i Gomorravet, edhe mbëreti i Adhamasë, edhe mbëreti i Sevoimvet, edhe mbëreti i Vellasë, e cila (është) Zigora, edhe bënë luftë bashkë me ata ndë fushët të Sidhdhimit,
Edhe fusha e Sidhdhimit ishte plot me pusa pise, edhe mbëretërit’ e Sodhomavet’ e të Gomorravet u thyenë e iknë, edhe ranë atie, edhe ata që mbetnë, iknë ndë malt.