Edhe Avrami mori Sarënë gruan’ e ti, edhe Llotnë, të birin’ e të vëllait, edhe gjithë gjën’ e tyre sa kishinë fituarë, edhe njerëzitë që kishinë fituarë ndë Harran, edhe duallë që të vijnë ndë dhe të Hanaanit, edhe erdhë ndë dhe të Hanaanit.
Edhe Avrami kur dëgjoi se u muar rop i vëllai, armatosi tre qint e tetëmbëdhietë vetë nga shërbëtorët’ e ti që kishinë lindurë ndë shtëpi të ti, edhe ndoqi (ata) prapa gjer ndë Dhan.
Edhe Tharai mori Avramnë, të birrë, edhe Llotnë, të birin’ e Arranit, të nipnë, edhe Sarënë, të renë, gruan’ e Avramit të birit, edhe duallë bashkë nga Ura e Halldhevet, që të venë ndë dhe të Hanaanit, edhe erthnë gjer ndë Harran, edhe ndenjnë atie.