2 Edhe Avrami ishte fort i pasurë me bagëti, (e) me argjënt, e me ar.
Edhe Zoti bekoi fort tem zot, e u bë i math, edhe i dha ati dhen, e lopë, e argjënt, e ar, e shërbëtorë, e shërbëtore, e kamille, e gomarë.
Bekimi i Zotit bën të pasurë, edhe nd’ atë nukë do të shtonetë hidhërim.
Po të kujtojsh Zonë Perëndinë tënt, sepse ay (është) që të ep fuqi të fitojsh gjë, që të forconjë dhiatën’ e tij që u u përbetua atëret tu, sikundrë është këtë ditë.
Edhe Avramnë e muarnë me të mirë për punë t’asaj, edhe (ay) kishte dhen, e qe, e gomarë, e shërbëtorë, e shërbëtore, e gomarë, e kamille.
Edhe nuk’ i nxinte ata dheu që të rrijnë bashkë, sepse ata kishinë shumë gjë, edhe s’munt të rrijnë bashkë.
Edhe Avraami ishte plak i shkuarë nga viet, edhe Zoti e bekoi Avraaminë mbë të gjitha.
Edhe njeriu hipi fort shumë, edhe fitoi shumë tufa, e shërbëtore, e shërbëtorë, e kamille, e gomarë.
edhe fitoi dhen, e lopë, e shumë shërbëtorë, edhe Filistejt’ e kishinë cmir.