Biblia Todo Logo
အွန်လိုင်း သမ္မာကျမ်းစာ

- ကြော်ငြာတွေ -




të bërëtë 13:15 - Libra të Dhiatës së Vjetër të përkthyera në dialektin tosk nga Konstandin Kristoforidhi në 1884 (tra

15 sepse gjith’ atë dhe që sheh, ty t’e kam për të dhënë, edhe farësë sate për gjithë jetënë;

အခန်းကိုကြည့်ပါ။ ကော်ပီ




të bërëtë 13:15
31 ပူးပေါင်းရင်းမြစ်များ  

Edhe Zoti iu duk Avramit e tha: Farësë sate do t’ia ap këtë dhe. Edhe ay i ndërtoi atie një therore Zotit, që iu duk ati.


edhe dhenë që i dhashë Avraamit edhe Isaakut, ty do ta ap, edhe do t’i ap (këtë) dhe farësë sate pas teje.


Atë ditë Zoti bëri dhiatë me Avramnë, tuke thënë: Këtë dhe ja kam dhënë farësë sate, që nga lumi i Egjyptërisë, gjer ndë lum të math, ndë lum’ të Efratit,


Edhe Zoti i tha Moisiut: Shko, (e) hip së këtejmi, ti edhe ajo gjëndëja që nxore nga dheu i Egjyptërisë, nd’atë dhe që i bëra be Avraamit, (e) Isaakut, e Jakovit, edhe i thashë: Farësë sate do t’ia ap atë,


edhe më tha: Na unë tek do të shtonj ty, e do të shumonj ty, edhe do të bënj ty për shumë gjëndëje, edhe do t’i ap këtë dhé farësë sate pas teje, për gjë të saj të përjetëshime.


Edhe Zoti tek po rrinte mbi ato, edhe tha: Unë (jam) Zoti Perëndia i Avraamit tyt et, edhe Perëndia i Isaakut, këtë dhe që po fle ti mbi atë, do ta ap ty, edhe farësë sate,


edhe të dhashtë bekimin’ e Avraamit ty, edhe farësë sate bashkë me ty, që të trashëgonjç dhen’ e huajë që rri ti, të cilinë ja dha Avraamit Perëndia.


Zoti Perëndia i qiellit, që më nxori nga shtëpia e tim et, edhe nga dheu që kam lindurë, edhe i cili më foli, edhe më bëri be, tuke thënë: Këtë dhe do t’ja ap farësë sate, ay do të dërgonjë ëngjëllin’ e ti përpara teje, edhe do të marrç grua për tem bir andej,


Posi një plaçkë të vogëlë pushtuanë gjëndëjenë tënde të shënjtëruarënë; kundrështarëtë t’anë shkelnë shënjtërorenë tënde.


Edhe Zoti i tha atij: Ky ësht’ ay dheu që iu përbetuash’ unë Avraamit, e Isaakut, e Jakovit, tuke thënë: Farësë s’ate do t’ja ap atë; unë të bëra ta shohç me syt’ e tu, po atie s’ke për të shkuarë.


Edhe Avraami me të vërtetë do të bënetë (një) komb i math e i fortë, edhe gjithë kombet’ e dheut do të bekonenë mb’atë,


ngreu e ecë ndëpër dhet për së gjati e për së gjëri, sepse kam për t’e dhënë ty.


Edhe i tha ati: Unë (jam) Zoti që të nxora nga Ura e Halldhevet, që të ap ty këtë dhe për trashëgim.


edhe fara jote do të jetë posi rëra e dheut, edhe do të shtrihesh nga perëndon e nga lint dielli, nga an’ e borës’ e nga an’ e shiut, edhe gjithë farat’ e dheut do të bekonenë mbë ty, e mbë farët tënde,


Edhe Josifi u tha të vëllezëret ti: Unë po vdes, po Perëndia me të vërtetë do t’u vështronjë juve, edhe do t’u ngjisë juve nga ky dhe, nd’atë dhe që i bëri be Avraamit, e Isaakut, e Jakovit.


kujto Avraamnë, (e) Isaakunë, e Israilinë, shërbëtorëtë e tu, të cilëvet u bëre be ndë vetëhet tënde, e u the atyre: Do të shumonj farënë tuai posi yjet’ e qiellit, edhe do t’i ap farësë tuai gjithë këtë dhe, që fola për atë, edhe do t’e trashëgonjënë për gjithë jetënë.


Jo për dëreitërinë tënde, as për të dëreitën’ e zëmrësë s’ate, hyn të trashëgojsh dhen’ e atyreve, po për pabesërin’ e këtyre kombave po i dëbon ata përpara sysh tu, Zoti Perëndia yt, edhe që të forconjë atë fialënë që u u përbetua Zoti atëret tu, Avraamit, e Isaakut, e Jakovit.


ကြှနျုပျတို့နောကျလိုကျပါ:

ကြော်ငြာတွေ


ကြော်ငြာတွေ