Biblia Todo Logo
အွန်လိုင်း သမ္မာကျမ်းစာ

- ကြော်ငြာတွေ -




të bërëtë 12:2 - Libra të Dhiatës së Vjetër të përkthyera në dialektin tosk nga Konstandin Kristoforidhi në 1884 (tra

2 edhe do të bënj ty komp të math, edhe do të bekonj ty, edhe do të madhëronj emërinë tënt, edhe do të jesh për bekim,

အခန်းကိုကြည့်ပါ။ ကော်ပီ




të bërëtë 12:2
38 ပူးပေါင်းရင်းမြစ်များ  

Edhe Avraami me të vërtetë do të bënetë (një) komb i math e i fortë, edhe gjithë kombet’ e dheut do të bekonenë mb’atë,


Edhe Perëndia i tha ati: Unë (jam) Perëndia Gjithë-pushtetësi, shtohu e shumohu, komp e shumicë kombesh do të bënenë nga ti, edhe mbëretërë do të dalënë nga mezi yt,


Edhe tha: Unë (jam) Perëndia, Perëndia i tyt et, mos u frikëso të sbreç ndë Egjyptëri, sepse kam për të bërë ty atie komp të math,


edhe do të shumonj farënë tënde posi yjet’ e qiellit, edhe do t’i ap farësë sate gjithë këta vënde, edhe gjithë kombet’ e dheut do të bekonenë ndë farët tënde,


Edhe Zoti bekoi fort tem zot, e u bë i math, edhe i dha ati dhen, e lopë, e argjënt, e ar, e shërbëtorë, e shërbëtore, e kamille, e gomarë.


Edhe të bijt’ e Israilit u shtuan’ e shumuan’ e u bënë shumë tepërë, edhe u forcuanë fort shumë, edhe u mbush vëndi nga ata.


edhe do të bënj farënë tënde posi rërën’ e dheut, kaqë sa ndë munttë ndonjë të numëronjë rërën’ e dheut, do të numëronet’ edhe fara jote,


Edhe e pruri atë jashtë, e i tha: Tashi vështro lart ndë qiell, edhe numëro yjetë, ndë munç t’i numëronjç ata; edhe i tha ati: Kështu do të jetë fara jote.


Edhe të flaç e të thuash përpara Zotit Perëndisë tënt: Im-atë ish Syrian i humbur’ udhënë, edhe sbriti ndë Egjyftëri, edhe ndenji atie i huajë me pak njerës, u bë atie komp i math, e i fortë, e i shumë ndë numërë;


tashi pra, lerëmë, edhe do të ndizetë zemërimi im kundrë atyreve, edhe do t’i shuanj ata, edhe do të bënj ty një komp të math.


edhe fara jote do të jetë posi rëra e dheut, edhe do të shtrihesh nga perëndon e nga lint dielli, nga an’ e borës’ e nga an’ e shiut, edhe gjithë farat’ e dheut do të bekonenë mbë ty, e mbë farët tënde,


Të shërbefshinë gjëndëje, e t’u falçinë kombe. Qofsh zoti i tët vëllezëre, edhe bijt’ e sat ëme t’u falçinë. Qoftë mallëkuar ay që të mallëkonjë ty, edhe qoftë bekuar’ ay, që të bekonjë ty!


Kështu pra, Perëndia kur prishi qytetet’ e ati vëndi përqark, Perëndisë i ra ndër mënt Avraami, edhe nxori Llotnë nga mesi i prishëjesë, kur prishi ata qytetetë, që rrinte Lloti.


sepse e njoh atë, se do të porositnjë bijt’ e ti, edhe shtëpin’ e ti, pas vetëhesë ti, edhe do të ruanjën’ udhën’ e Zotit, të bënjënë dreitëri e gjyqë, që të bierë Zoti mbi Avraamnë (gjithë) sa i foli ati.


Edhe Avraami ishte plak i shkuarë nga viet, edhe Zoti e bekoi Avraaminë mbë të gjitha.


Edhe pas vdekëjes’ Avraamit, Perëndia bekoi Isaakunë të birin’ e ati, edhe Isaaku ndenji afërë pusit Llahai-roi.


rri i huajë ndë këtë dhe, edhe unë do të jem bashkë me ty, edhe do të të bekonj, sepse ty edhe farësë sate do t’ap gjithë këta vënde, edhe do të mbush benë që i bëra Avraamit tyt et,


Edhe për Ismailinë, të dëgjova. Na tek e bekova atë, edhe do ta shtonj, edhe do t’e shumonj fort shumë, do t’i lintnjënë dymbëdhietë zotëri, edhe do t’e bënj atë komp të math,


Shtini sytë mb’ Avraamnë atënë tuaj, edhe mbë Sarrënë, që u polli juve, sepse thirra atë (që qe) një (i vetëm), edhe e bekova, edhe e shumova.


ကြှနျုပျတို့နောကျလိုကျပါ:

ကြော်ငြာတွေ


ကြော်ငြာတွေ