Edhe Tharai mori Avramnë, të birrë, edhe Llotnë, të birin’ e Arranit, të nipnë, edhe Sarënë, të renë, gruan’ e Avramit të birit, edhe duallë bashkë nga Ura e Halldhevet, që të venë ndë dhe të Hanaanit, edhe erthnë gjer ndë Harran, edhe ndenjnë atie.
Edhe shërbëtori mori dhietë kamille nga kamillet’ e të zot, edhe vate tuke siellë me vetëhe nga gjithë të mirat’ e të zot, edhe u ngre e vate ndë Mesopotami, ndë qytet të Nahorit.