30 Edhe Sara ishte shterpë, nukë (bënte) fëmijë.
Edhe Zoti kur pa se i kishinë mëri Leahësë, i hapi shtratin’ asaj, edhe Rahila (ishte) shterpë.
Edhe Isaaku i lutej Zotit për të shoqenë, sepse ishte shterpë, edhe Zoti i dëgjoi ati, edhe u mbars Reveka e shoqeja e ati.
Edhe Tharai mori Avramnë, të birrë, edhe Llotnë, të birin’ e Arranit, të nipnë, edhe Sarënë, të renë, gruan’ e Avramit të birit, edhe duallë bashkë nga Ura e Halldhevet, që të venë ndë dhe të Hanaanit, edhe erthnë gjer ndë Harran, edhe ndenjnë atie.