Biblia Todo Logo
အွန်လိုင်း သမ္မာကျမ်းစာ

- ကြော်ငြာတွေ -




të bërëtë 1:1 - Libra të Dhiatës së Vjetër të përkthyera në dialektin tosk nga Konstandin Kristoforidhi në 1884 (tra

1 Që përpara herësë Perëndia bëri qiellin’ edhe dhenë.

အခန်းကိုကြည့်ပါ။ ကော်ပီ




të bërëtë 1:1
67 ပူးပေါင်းရင်းမြစ်များ  

Sepse kështu thotë Zoti, ay që bëri qiejetë, ay Perëndia që gatoi dhenë edhe e bëri, që ay vetë forcoi atë, e ndërtoi atë jo kot, (po) e gatoi atë për të ndenjurë njerës nd’atë; unë jam Zoti, edhe s’ka tietrë.


Kështu thotë Perëndia Zoti, ay që bëri qiejetë, edhe i ndejti ata, ay që forcoi dhenë, edhe ato që lintjënë nga ay, ay që i ep erë gjëndëjesë që është mbi atë, edhe frymë atyreve që ecënjënë mbi atë.


sepse (ndë) gjashtë dit Zoti bëri qiellin’ edhe dhenë, detinë, edhe gjithë sa (janë) nd’ato, edhe të shtatënë ditë pushoi.


Kështu thotë Zoti, ay që të shpërbleu, edhe të gatoj nga barku: Unë (jam) Zoti, që bëra të gjitha, i vetëmi që ndejta qiejetë, që forcova dhenë prej vetëhesë s’ime,


Me anë të diturisë Zoti themelosi dhenë, forcoi qiejetë me urtësi.


Zoti bëri të gjitha për vetëhen’ e ti, po edhe të paudhinë për ditën’ e keqe.


A nuk’ e njohe? A nukë dëgjove, se Perëndia i përjetëshim, Zoti, Krietari i anëvet dheut, nuk mbet pa fuqi, as nukë lodhetë? Nuk’ i gjëndenë gjurmat’ e urtësisë ati.


Edhe vura fialët’ e mia ndë golët tënde, edhe të mbulova me hien’ e dorësë s’ime, që të forconj qiejetë, edhe të themelos dhenë, edhe t’i them Sionësë: Je gjëndëja ime.


Zot i ushtërivet, Perëndia i Israilit, që rri mbi qeruvimët, ti vetë je Perëndia, i vetëmi, të gjithë mbëretërivet dheut, ti bëre qiellin’ edhe dhenë.


Ngrini lart sytë tuaj, e shihni, kush i ka bërë këto? Ay që nxier ushtërin’ e atyre me numër; ay që thërret me emërë këto të gjitha ndë madhërit të fuqisë ti, sepse (ësht’) i fortë ndë pushtet, nuk’ i shteretë gjë.


edhe harrove Zotinë Ndërtesëtarinë tënt, që ndejti qiejetë, edhe themelosi dhenë; edhe pate frikë përherë e përditë zemërimin’ e ati që të shtrëngonte, sikur të ish gati të prishte? E ku (është tashi) zemërimi i ati që shtrëngonte?


Sepse na tek po ndërtonj qieje të ri, edhe dhé të ri, edhe nukë do të përmëndenë të parëtë, as nukë do të bienë ndër mënt.


Edhe, passi mbaroi tuke folurë me ata ndë mal’ të Sinait, i dha Moisiut dy rrasa të deshmimit, rrasa të gurta, të shkruara me gishtin’ e Perëndisë.


A nuk’ e ditët? A nuk’ e dëgjuatë? A nuk’ u dhanë zë juve që ndë kryet të herësë? A nuk’ e kupëtuatë që kur u ngreh bota?


ကြှနျုပျတို့နောကျလိုကျပါ:

ကြော်ငြာတွေ


ကြော်ငြာတွေ