11 Unë pagëzoj juvet me ujë, që të metanoisni, po ai që vjen pas meje është më i fortë nga meje, atij nukë jam i zoti t’i mbaj këpucëtë. Ai do t’u pagëzojë juvet me Shpirt të Shënjtëruarë edhe me zjar.
U përgjegj Ioanni gjithëvet, e u thotë: Unë u pagëzoj juvet me ujë, po vjen një m’i fortë se unë, që un’ atij nukë jam i zoti t’i zgjidh rripn’ e këpucëvet së tij, ai do t’u pagëzojë juvet me Shpirt Shënjt, edhe me zjar.
Sepse gjithë nevet mbë një Shpirt jemi pagëzuarë, që të jemi një kurm, kaqë Çifutë, kaqë Elinëtë, kaqë Roptë, kaqë Elefterotë. E të gjithë mbë një Shpirt u potism.
E ai do të vijë përpara atij me Shpirt e me fuqi të Iliasë, të kthejë zëmërat’ e jatët mbi djem, e të padigjuaritë nd’urtëci të së drejtëvet, e t’i bëjë gati Zotit llao të dërtuarë.
Kështu edhe juvet, o djelm, të jini të bindurë ndë priftër, e gjithë vishi me të tapinosurë, tuke bindurë njeri mbë jatërinë, sepse Perndia ature që mbahenë mbë të madh u rri kondrë, e tapinovet u ep dhurëtinë.