E u tha, se i biri i njeriut do të pësojë shumë, e do të shtiretë e të ksenderonetë nga pleqtë, e të parët’ e priftëret, e grammatejtë, e të vritetë, e të tretënë ditë të ngjalletë.
Që atëherë zuri Iisui të ju tregon mathitivet së tij, se duhetë të vejë ai ndë Ierusalim, e të pësojë shumë nga pleqësia, e nga të parët’ e Priftëret, e të Grammatepsuritë, e të vritetë, e të tretënë ditë të ngjalletë.
E nisi t’i dhidhaks ata, se duhetë të pësojë shumë i biri i njeriut, e të shtiretë poshtë, e të shahetë nga pleqt’ e llaoit, edhe nga të parët’ e priftëret, edhe nga grammatejtë, e do të vritetë, e pas tri ditet do të ngjalletë.
E nisnë ta kallëzoijnë atë, e të thoshnë: Këtë e gjem që na nakatos filinë tënë e mbodhis të paguajmë Qesarit të dhënëtë, e që thotë vetëhen’ e tij se është Krisht mbret.
Porsit dha të ruhetë varri, ngjera të tretënë ditë, se mos vijënë mathitejt’ e tij natënë, e e vjedhënë atë, e thonë te llaoi: U ngjall nga të vdekuritë, e do të bënetë gënjeshtra e pastajme, më e ligë se e para.
Se dhidhaks mathitit’ e tij, e u thosh ature, se: I biri i njeriut do të ipetë ndë duar të njerëzet, e do ta vrasënë atë, e si të vritetë, të tretënë ditë do të ngjalletë.
E si mori të dimbëdhjetë mbënjanë, u thot’ ature: Ja, që vemi ndë Ierusalim, e do të paguhenë gjith’ ato që janë shkruarë nga profitëtë për të bir’ e njeriut.