32 E do të mbëjidhenë përpara tij gjithë filitë, e do t’i veçojë ata njërinë nga jetëri, sikundrë veçon çobani dhëntë nga dhitë.
Kështu do të jetë ndë të sosurë të jetësë. Do të dalënë Ëngjejtë, e do të ndajënë të këqinjtë nga mes i së drejtëvet.
Se është shtrëngim për gjithë nevet të çfaqemi përpara gjuqit së Krishtit, që të marrë gjithëkush ato që bëri me kurm, kaqë të mirë, kaqë të ligë.
Ai ka ndë dorë të tij lopatënë, e do të qërojë lëmën’ e tij, e do të vërë nd’ambar grurët’ e tij, e kashtënë do ta djegë me zjar të pashuarë.
Unë jam dëlmuari i mirë e njoh të miatë, e të miatë më njohënë mua.
Pra andaj mos doi të gjukoni përpara kohësë gjë, ngjera sa të vijë Zoti, e ai do të ndritëcojë të fshehurat’ e errësirësë, e do të çfaqjë fiqiret’ e zëmëravet. E atëherë do të bënetë mbë cilinëdo të mburturitë nga Perndia.
Mb’atë ditë kur do të gjukojë Perndia të fshehurat’ e njerëzet, me anë të Iisu Hristoit, sikundrë është Ungjilli im.
Sepse gjith’ ata që fëjienë pa nom, do të humbasënë pa nom; e gjith’ ata që fëjienë kur qe nom, nga nomi do të dëmëtonenë.
Dhënt’ e mia, digjojënë zënë tim, edhe unë i njoh ato, e ato vijënë pas meje.
Hajdeni adha, e dhidhaksni gjithë filitë, e t’i pagëzoni ata nd’ëmër të Jatit, edhe të Birit, edhe të Shënjtit Sh(p)irt.