Biblia Todo Logo
Bib sou entènèt

- Piblisite -




Mattheo 25:31 - Dhjata e Re 1827

31 Edhe si të vijë i biri i njeriut me lëvdim të tij, edhe gjithë shënjtër ëngjëjitë me të bashkë, ahiere do të rrijë mbi fron të lëvdimit së tij.

Gade chapit la Kopi




Mattheo 25:31
24 Referans Kwoze  

Ja tek vjen ai me re, e do ta shohë atë çdo si, edhe ata që e shpuanë atë me shish. E do të rrahënë krahëruarë për atë gjithë filit’ e dheut. Kështu është, vërtet.


Edhe Iisui u tha ature: Me të vërteta u thom juvet, se ju që erdhtë pas meje, ndë jetë të re, kur do të rrijë i biri njeriut mbi fron të lëvduarë të tij, ahiere do të rrini edhe juvet mbi dimbëdhjetë frone, të gjukoni të dimbëdhjetë filit’ e Israilit.


Sepse i biri i njeriut ka për t’ardhurë me gjithë nderëtë e lëvdimetë të babait së tij, bashkë me ëngjëjt’ e tij, e ahiere do të apë mbë cilëdo sikundrë ka punuarë.


Se cilitdo që t’i vijë turp për mua, edhe fjalët’ e mia ndë këtë soj kurvjar edhe fajëtuar, edhe i biri i njeriut do të turpëronetë për atë kur të vijë me lëvdim të jatit të tij, bashkë me shënjtorëtë Ëngjëj.


E për këta profitepsi edhe Enohu, i shtati nga Adhami, e tha: Erdhi Zoti ja, me mijëra të shënjtorëvet së tij.


U përgjegj Iisui, e i thot’ atij: Sepse të thaçë ti, të paçë ndënë fik, beson? Do të shohç punëra më të mëdha se këto.


Sepse kush do të ketë turp për mua edhe për fjalët’e mia, për atë do të ketë turp edhe i biri i njeriut kur të vijë ndë nder të tij edhe të jatit së tij, edhe të Shënjtorëvet Ëngjëjet.


E paçë një fron të madh të bardhë, edhe atë që rrij mbi të, që nga faqea e tij iku dheu edhe qielli, e më s’u duknë.


Ai që të mundjë, do t’i ap atij të rrijë me mua bashkë ndë fron tim, sikundrë munda edhe unë, e ndënja bashkë me babanë tim ndë fron të tij.


Edhe Iisui i tha: Unë jam edhe do të shihni të bir’ e njeriut të rrijë mb’anë të djathëtë të Fuqisë, edhe të vijë mbë re të Qiellit.


I thot’ atij Iisui: Ti e the. Po u thom juvet, që soti e tutje do të shihni të birë e njeriut, që të rrijë mb’anë të djathëtë të fuqisë, e të vijë mbi re të Qiellit.


E mbë të birë pa (thotë): Froni it, o Perndi, mbë jetë pas jetet; shkop i së drejtësë, shkopi i mbretërisë sate.


Sepse Zoti vetë, me urdhër, e me zë t’Ëngjëllit, e me zë të drubetësë Perndisë do të cbresë nga Qielli, e ata që kanë vdekurë mbë Krishtinë do të ngrihenë protoparë.


E u thoshnë: Njerëz nga Galilea, pse rriji e vështroni ndë Qiell? Kij Iisui që u muarr nga ju, e hipi ndër Qiell, kështu do të vijë sikundrë e patë atë të vejë ndë Qiell.


Ma ndashti e pastaje, do të rrijë i Biri njeriut mb’anë të djathëtë të fuqisë Perndisë.


E ndë mes të natësë u bë një të thirturë: Ja, dhëndëri vjen, dili përpara atij ta pritni.


Që të stereosenë zëmëratë tuaj pa faj ndë Shënjtëri, përpara Perndisë e babait sonë, mbë t’ardhurë të Zotit sonë Iisu Hristoit, bashkë me gjithë Shënjtorë të tij.


Kështu edhe Krishti qe prurë një herë për të prerë fajetë e së shumëvet, e të ditënë herë do të duketë pa faj për shpëtim t’ature që e presënë atë.


Swiv nou:

Piblisite


Piblisite