13 Rrini dha zgju(a)rë, se nukë dini ditënë, as sahatnë, nd’atë që vjen i biri i njeriut.
Le të mos flëmë adha nevet si edhe të tjerëtë, po le të rrimë cgjuarë e esëllë.
(Ja, që u vij sikundrë vjen kusari; lum ai njeri që rri cgjuarë e ruan rrobat’ e tij, që të mos ecëjë cveshurë e t’i shohënë turpn’ e tij).
Rriji adha zgjuarë mbë çdo kohë tuke luturë që të bëhi të zotë për t’ikurë gjithë këto që janë për të bënë, e të rriji përpara birit së njeriut.
Rriji zgjuarë, qëndroni ndë besë, bënuni si burra, e forconi.
Esëlloni, rrini cgjuarë, sepse djalli, antidhiqi juaj, posi liondar që ulërin vjen rrotullë, e kërkon cilë të pijë.
Do të vijë zoti i atij kopilit, ndë një ditë që s’e pret, e ndë një sahat që nuk’ e di.
Të sosurit’ adha të gjithë punëravet ësht’ afër’. Bëni adha t’urtë, edhe rriji cgjuarë ndë të falurë.
Po ti rri cgjuarë mbë gjithë punë, duroi të pësuaratë, bën punën’ e dhidhahut s’Ungjillit, shërbesënë tënde sose.
E andaj të rriji cgjuarë, e të kujtoneni që tri vjet nukë pushova dit’ e natë të ap nasihat me lot mbë cilinëdo nga jush.
Edhe ai u përgjegj, e u tha: Me të vërteta u thom juvet, se nuk’ u njoh juvet.