31 E do të dërgojë Ëngjëllit’ e tij me zurna që ka zë të madh, e do të mbëjedhënë të zgjedhurit’ e tij nga të katër erëtë, nga anët’ e Qiellvet, ngjera ndë tjetërat’ anët’ e ture.
Sepse Zoti vetë, me urdhër, e me zë t’Ëngjëllit, e me zë të drubetësë Perndisë do të cbresë nga Qielli, e ata që kanë vdekurë mbë Krishtinë do të ngrihenë protoparë.
Atë çast, mbë një të mbillturë të siut, ndë drubetë të pastajme (sepse do të thërresë drubeta), e të vdekuritë do të ngrihenë të paprishurë, e nevet do të ndërronemi.
E pastaje paçë katër Ëngjëj që rrijnë mbë të katër qoshet’ e dheut, e mbaijnë të katër erërat’ e dheut, që të mos frin erë mbi dhe, as mbë ndonjë bimë.
E Ëngjëlli i shtatë i ra zurnasë, e u bënë zënja të mëdha ndër qiell, e thoshnë: Mbretërit’ e kësaj jetet u bënë të Zotit sonë e të Krishtit së tij, e do të mbretërojë ndë jetë pas jetet.
Mistirionë e shtatë ullet, që pe mbë dorë time të djathëtënë, e të shtatë lihnit’ e arta. Të shtatë ulltë, janë Ëngjëj të shtatë Qishëvet, e të shtatë lihnitë, që pe, janë shtatë qishëra.
Sepse do të ngrihenë Krishtër të rrem, edhe profitër të rrem, e do të apënë nishane të mëdha, edhe çudira, ngjera sa të qeshjënë ndë mundçinë, edhe të zgjedhuritë.