Biblia Todo Logo
Bib sou entènèt

- Piblisite -




Mattheo 23:33 - Dhjata e Re 1827

33 Gjërpinj, pjellat’ e nepërkavet, qish do të shpëtoni nga gjukimi i pisësë?

Gade chapit la Kopi




Mattheo 23:33
17 Referans Kwoze  

E si pa shumë nga Farisetë e Sadhuqejtë, që vijnë ndë pagëzim të tij, u tha ature: Pjellat’ e nepërkavet, cili u dëftoi juvet që të ikëni nga urgjija që vjen?


Pjellat’ e nepërkavet, qish mundni të flitni të mira, kur jeni të këqinj? Nga të tepëruarit’ e zëmërësë flet goja.


Juvet kini për baba djallinë, e doi të bëni ato që dëshëron babai juaj. Ai ish që vrau njerinë që herën’ e parë. E ndë të vërtetë nukë qëndroi, sepse s’ësht’ e vërtetë nde ai. Kur flet gënjeshtrënë, flet atë që gjan atij, sepse është gënjeshtjar, edhe babai i gënjeshtrësë.


E thoshte ndë turmëra që vijnë të pagëzonejnë prej si: Pjellat’ e nepërkavet, cili ju dëftoi juvet të ikëni nga urgjia që vjen mbë ju?


E unë u thom juvet, se cilido që zëmëronetë te vëllai tij pa faj, do të jetë fajëtuar ndë Gjuq. Edhe cilido që thotë vëllait së tij: raka (bre ti), do të jetë fajëtuar mb’ata që gjukojënë, edhe cilido që t’i thotë: morè, do të jetë fajëtuar ndë pisë të zjarit.


E u hodh poshtë ai dhrakoni i madh, ai gjarpëri i lashtë, që quhetë djall edhe Satana, ai që gënjen gjithë dhenë, u hodh mbë dhe; e bashkë me të u hodhë poshtë edhe ëngjëllit’ e tij.


Kini mëntë të mos liri atë që u flet, sepse nd’është që nukë shpëtuanë ata që patnë lënë atë që u flit mbi dhe, shumë më tepërë nukë do të shpëtojmë nevet kur të kthejmë shpallëtë atij që na flet nga Qielltë.


Sa më shumë mundim do të pësojë (silloisnie juvet) ai që shkel të bir’ e Perndisë, gjakn’ e dhiathiqit së ri që u shënjtërua mbë të, e e merr si çdo gjak, e shan Shpirtin’ e dhurëtisë?


Qish do të shpëtojëmë nevet ndë mos silloiçim gjë për një kaqë të madhe sotiri? Që ajo nisi të rrëfenej nga Zoti, e na u veveos nevet nga ata që e digjuanë me veshë.


Ma unë trëmbem, mos sikundrë gënjeu gjarpëri Evënë me dinakëri të tijtë, ashtu u prishenë mëntë tuaj, nga zëmër’ e hapurë që kini mbë Krishtinë.


Edhe juvet mbushni matësin’ e jatet suaj.


Swiv nou:

Piblisite


Piblisite