15 Ve mbë juvet Grammatikotë e Farisejtë ipokritejtë, se ktheneni detnë edhe sterenë të biri një ndë besë tuaj, e kur të bënetë, e bëni atë birn’ e pisësë di pjesë nga vetëheja juaj.
Ndëpër ata edhe nevet gjithë pam rruarë njëherë sikundrë qe dëshërimi i kurmit sonë, tuke bënë thelimat’ e kurmit e të kshillit. E jeshëm me të vërtetë djelmt’ e urgjisë, si edhe të tjerëtë.
E si u lëshua mbëjedhëja, shumë nga Çifutë e nga Prosilitë që qenë të besësë, vanë pas Pavllosë edhe Varnavësë. E këta me fjalë të ture u mbushnë kokënë ature që të qëndroijnë pa luajturë ndë dhurëti të Perndisë.
I tha: O ti që je plot nga çdo gënjeshtrë e nga çdo të rreme, i biri i djallit, armiku i çdo së drejtësë, ti nukë mërcen tuke prishurë udhët’ e Zotit të drejtatë.
Juvet kini për baba djallinë, e doi të bëni ato që dëshëron babai juaj. Ai ish që vrau njerinë që herën’ e parë. E ndë të vërtetë nukë qëndroi, sepse s’ësht’ e vërtetë nde ai. Kur flet gënjeshtrënë, flet atë që gjan atij, sepse është gënjeshtjar, edhe babai i gënjeshtrësë.
E unë u thom juvet, se cilido që zëmëronetë te vëllai tij pa faj, do të jetë fajëtuar ndë Gjuq. Edhe cilido që thotë vëllait së tij: raka (bre ti), do të jetë fajëtuar mb’ata që gjukojënë, edhe cilido që t’i thotë: morè, do të jetë fajëtuar ndë pisë të zjarit.
Ma arrijtinë nga Antiohia e nga Konja Çifutër, e bindnë turmëtë, e i ranë Pavllosë me gurë e e nxuarë jashtë nga quteti, sepse pandehnë se ish vdekurë.
E u duk këjo fjalë e pëlqierë përpara gjithë turmësë. E zgjodhë Stefanë, njeri plot nga besë, e nga Shënjti Shpirt, e Filipponë, e Prohoronë, e Nikanoranë, e Timonë, e Parmenanë, e Nikollënë Prosilitnë nga Antiohia.
Nd’është që të skandhalis ti siu it i djathëti, kree atë, e shtjere nga teje, se më mirë është për ti të humbasjë një copë prej teje e të mos vihetë gjithë kurmi it ndë pisë.
E si pa shumë nga Farisetë e Sadhuqejtë, që vijnë ndë pagëzim të tij, u tha ature: Pjellat’ e nepërkavet, cili u dëftoi juvet që të ikëni nga urgjija që vjen?
E ve mbë juvet Grammatikotë edhe Farisejtë Ipokritejtë, se mbillni mbretërin’ e Qiellvet përpara njerëzet, se juvet nukë hini, as ata që hijënë nuk’ i liri të hijënë.