Ata na mbodhisjënë nevet të flasëmë ndë filira të tjera që të sosenë, që të venë tuke mbushurë gjithënjë merrën’ e fajevet së ture, sepse erdhi mbi ta urgjia e Perndisë ngjera të pastajmenë.
E i biri i njeriut vete, sikundr’ është shkruarë për të, po ve mb’atë njeri, që nga ai paradhosetë i biri i njeriut. Më mirë qe nd’atë që të mos qe lerë ai njeri.
Ju përgjegj Iisui: Nukë do të keshe ndonjë urdhër mbi mua, ndë mos qe dhënë tek teje lartazi; pra andaj ai që më dha mua ndë duar të tua, është fajëtuar ndë faj të madh.
E i bekoi ata Simeoni, e tha nde mëm’ e tij Mariami: Ja kij gjëndetë për të gremisurë, e për të ngriturë shumëvet ndë Israil, edhe për nishan që do të thonë kondrë për të.