E si vate më teje, pa di të tjerë vëllazër, Iakovonë edhe Ioanë, të bijtë e Zevedheosë që rrijnë ndë varkë bashkë me baban’ e ture Zevedheonë, e dërtoijnë rrjetët’ e ture, e i thirri edhe ata.
E ishnë edhe gra që vësh(t)roijnë për së largut, e bashkë me ato qe edhe Magdhalini Maria, edhe Maria mëm’ e Iakovoit së vogëlë edhe Iosiut, edhe Sallomi.
E si hinë brënda ndë shtëpi, çuanë djalënë bashkë me t’ëmën’ e tij Mariënë, e ranë mbë dhe, e ju falë atij; e hapnë hazinet’ e ture, e i dhanë dhurëti ar, edhe thimjamë, edhe smirnë.
Edhe ëmëret’ e së dimbëdhjet’ Apostollëvet janë këto: I pari Simoni, që quhetë Petro. Edhe Andhrea vëllai tij. Iakovoi i Zevedheosë, edhe Ioanni vëllai tij.