Biblia Todo Logo
Bib sou entènèt

- Piblisite -




Mattheo 18:7 - Dhjata e Re 1827

7 Ve ndë botë nga skandhaletë, se është shtrëngim të vijënë skandhaletë. Po ve mb’atë njeri, që nga ai vjen skandhali.

Gade chapit la Kopi




Mattheo 18:7
30 Referans Kwoze  

E u thotë mathitivet: Nuk’ është mumqim të mos vijënë skandhaletë, po ve atij që prej si vijënë.


Sepse duhetë që të jenë edhe erese mbë juvet, që të dukenë ata që janë ndë mes tuaj të zgjedhurë.


E i biri i njeriut vete, sikundr’ është shkruarë për të, po ve mb’atë njeri, që nga ai paradhosetë i biri i njeriut. Më mirë qe nd’atë që të mos qe lerë ai njeri.


Sepse hinë fshehura dica njerëz, për ata qe kohë që ishnë shkruarë mbë këtë dëm, të pabesë, ata dhurëtin’ e Perndisë sonë e kthejnë ndë kurvëri, e arnisenë të vetëminë që urdhëron, Perndinë e Zotnë tënë Iisu Hristonë.


Fjala të jetë e shëndoshë e e pasharë, kaqë që të turpëronetë ai që rri kondrë e të mos mundjë të thotë likshtë për juvet.


Të jenë t’urta, të qëruara, të ruajnë shtëpinë, të jenë të mira, të bindenë ndë burra të ture, që të mos shahetë fjal’ e Perndisë.


Gjith’ata që janë ndënë cgjedhë të skllavisë, le të silloisjënë se duhetë të nderojënë me çdofarë nderit zotërit’ e ture, që të mos shahetë ëmëri i Perndisë edhe dhidhaskalia.


Vëllazër, duhej që të dil e vërtetë ajo kartë që pat thënë më përpara Shënjti Shpirt me gojë të Dhavidhit, për Iudhënë që u qe kullauz mb’ata që zunë Iisunë.


Kur jeshë ndë botë bashkë me ta, un’ i ruajë ata nd’ëmër tënd. Ata që më pate dhënë i ruajta e ndonjë nga ata nukë humbi, përveçme atij birit së humbëjësë, që të dalë karta e vërtetë.


E kur të ndieni luftëra, edhe zë të luftëravet, mos u trëmni, se duhetë të bënenë këto, po s’ësht’ edhe të sosurit’ e jetësë.


Edhe ai u kthe e i tha Petrosë: Ikë prapa meje, satana. Skandhall je e më mbodhis, se nukë mendone punërat’ e Perndisë, po punërat’ e njerëzet.


Swiv nou:

Piblisite


Piblisite