Biblia Todo Logo
Bib sou entènèt

- Piblisite -




Mattheo 15:36 - Dhjata e Re 1827

36 E si muar të shtatë bukëtë, edhe pishqitë, e si efharistisi, e i bekoi, i theu, e jua dha mathitivet së tij, e mathitejtë i dhanë ndë gjithë njerëz.

Gade chapit la Kopi




Mattheo 15:36
14 Referans Kwoze  

Ai që mban llogori ditësë, për Zotnë mban llogori. E ai që s’mban llogori ditësë, për Zotnë s’mban llogori. Ai që ha, për Zotnë ha, sepse i bën lëvdim Zotit. E ai që nukë ha, për Zotnë nukë ha, e lëvdon Zotnë.


E mori bukë, e si efharistisi, e theu, e ua dha ature, e u tha: Kij është kurmi im, që ipetë për juvet. Këtë bëni për të mbajturë mënd mua.


E si tha këto, mori bukë, e ju lut Perndisë përpara gjithëvet, e si e theu nisi të haij.


E Iisui mori bukëtë, e si efharistisi ua dha mathitivet, e mathitejtë ua ndanë ature që rrijnë; ashtu edhe nga pishqitë, sa duaj gjithëkush.


Ndo të hai adha, ndo të piji, ndo të bëni ndonjë punë, gjithë për lëvdim të Perndisë t’i bëni.


Po erdhë të tjera varka nga Tiveriadha, afër vëndit tek kishnë ngrënë bukënë, kur efharistisi Zoti.


E gjau kur ndënji ai ndë mësallë me ata bashkë, mori bukënë e e bekoi, e si e theu, e vu përpara ature.


E si mori potirë, efharistisi e tha: Merri këtë, e ndanie njëri me jatërinë.


E si porsiti botënë të rrijnë mbi barëra, e mori të pesë bukëtë, edhe të di pishqetë, e vështoi ndë Qiell e i bekoi, e i theu, e u dha mathitivet bukëtë, e mathitejtë i ndajtinë ndë botë.


E porsiti gjithë botënë të rrijnë poshtë mbi dhe.


Sepse kur t’apç efharisti me Shpirt, ai që rri ndë vënd të llaikoit, qish do të përgjegjetë amin mbë efharisti tënde? Kur s’e di se ç’thua tij?


Swiv nou:

Piblisite


Piblisite