28 E Petrua ju përgjegj atij, e i tha: Zot, ndë je ti, thuajmë që të vij tek tij mbi ujëra.
E ju përgjegj atij Simon Petrua: Zot, nde cili të vemi? Ti ke fjalë të jetësë pasosurë.
Thom adha për dhurëti, që më është dhënë, mbë sa janë ndër juvet, të mos jini më të urtë se sa duhetë të jini të urtë. Po të jini sado t’urtë, e sikundr’ është masëja e besësë, që është ndarë nga Perndia mbë cilëdo.
Ahiere u përgjegj Petrua, e i tha atij: Ja navet që i lam gjithë, e erdhm pas teje, vallë, ç’do të jetë me nevet?
E ai shtonte e thosh: Edhe nd’u dashtë që të vdes me ti bashkë, nukë do të t’arnisem tij. E ashtu thoshnë edhe të gjithë të tjerëtë.
E atë çast u foli ature Iisui, e u tha: Kini tharos, unë jam, e mos u trëmbni.
Edhe ai i thotë: Eja. Edhe Petrua zbriti nga varka, e ecën mbi ujëra, të vin nde Iisui.
Edhe le të kërkojë me besë, pa ndonjë shubehe, sepse ai që ka shubehe gjan me tallaz të detit kur nakatosetë a kur e tund era.