Po le të mbetetë mbë juvet ajo hrismë që kini marrë prej si, e nukë kini hri që t’u dhidhaksjë njeri juvet, ma sikundr’ u dhidhaks juvet ajo hrismë për të gjitha, edhe ësht’ e vërtetë e nuk’ është gënjeshtjare, e sikundr’ u ka dhidhaksurë juvet, qëndroni mbë të.
Edhe Iisui u përgjegj, e i tha atij: I lumurë je ti Simon, i biri Ionait, se kurmi edhe gjaku nuk’ i dëftoi nde ti këto, po babai im, që është ndë Qiell.
Atij pa që është i fuqiçim t’u stereosjë juvet ndë Ungjill tim, e ndë dhidhahi të Iisu Hristoit, sikundrë qe apokalipsi e të çfaquritë të së fshehurësë që qe pushuarë që nga jetë pas jetet.
Edhe ai u tha: Juvet u është dhënë të njihni të fshehurat’ e mbretërisë së Perndisë. E së tjerëvet u thom me paravolira, që tuke parë të mos shohënë, e tuke digjuarë të mos kupëtojënë.
Po flasëmë sofin’ e Perndisë ndë mistirio, do të thom për atë sofin’ e fshehurë, që pat qënë urdhëruarë nga Perndia pa dhe bërë jetëtë, për lëvdim tënë.
Edhe ndë paça profiti e të shoh gjithë të fshehuratë, e gjithë të dijturitë, e ndë paça gjithë besënë, sa që të tund maletë, e dashuri të mos kem, nukë jam fare gjë.
Që të jenë parigorisurë zëmërat’ e ature, mbëjedhurë bashkë ndë dashuri, e ndë gjithë zotëri të së mbushurit së mëndiesë, për të njohurë të mistirioit të Perndisë babait, edhe të Krishtit.
E me të vërtetë pajetërë i madh është mistiri i besësë. Perndia u çfaq ndë kurm, u gjukua me anë të Shpirtit, u njoh nga Ëngjëjtë, u qiriks ndë filira të tjera, u besua ndë botë, hipi lart mbë nder.
E një grua që quhej Lidhi nga qutet’ i Thiatiret që shit porfire, e frikuarë e Perndisë, rrij e digjon. Kësaj i hapi zëmërënë Zoti të mbaj vesh mb’ato që thosh Pavllua.
E u thot ature: Potirë tim do ta pini, edhe pagëzimnnë, atë që pagëzonem unë do të pagëzoneni, ma të rrini mb’anë të djathëtë time, edhe mb’anë të mëngjërë time, nuk’ është imea t’u ap, po është për ata që ju është bënë gati nga babai im.
Sepse nukë dua unë, vëllazër, të mos e diji juvet këtë të fshehurë (të mos jini të urtë me vetëhe) që të verbuaritë mbë Israilë u bë mbënjanë, ngjera sa të hijë të mbushurit’ e filivet.