E ndë të skandhalis ti dora jote, pree atë. Më mirë është për ti të hiç ndë jetë me një dorë, se të keç të di duartë, e të veç ndë pisë, ndë zjar të pashuarë.
E nd’është që të pengon ti këmba jote, pree atë. Më mirë është për ti të hiç ndë jetë i çalë, se të keç të di këmbëtë, e të viheç mbë pisë, ndë zjar të pashuarë.
Ahiere do të thotë edhe mb’ata që janë mb’anë të mëngjërë: Ikëni nga meje, ju të mallëkuaritë ndë zjar të pashuarë, që është bënë hazër për djallinë, edhe ëngjëjit’ e tij.
Edhe ai do të pijë nga vera e urgjisë Perndisë, e nakatosurë me verë shqeto ndë potir t’urgjisë tij; e do të mundonetë me zjar e shqufur përpara Shënjtorëvet ëngjëj, e përpara qengjit.
E djalli që i gënjen ata u shti ndë gjol të zjarit e të shqufurit atje tek është bisha, edhe profiti gënjeshtjar; e do të mundonenë dit’ e natë ndë jetë pas jetet.
E për trëmbëlakë pa, e për të pabesë, e për të ndierë, e për vreës, e për kurvjarë, e për magjishtjarë e për idhollollatrë, e për gjithë gënjeshtjarëtë, pjes’ e ture është ndë gjol që digjetë me zjar e me shqufur; që është mort i ditë.