43 E ndë të skandhalis ti dora jote, pree atë. Më mirë është për ti të hiç ndë jetë me një dorë, se të keç të di duartë, e të veç ndë pisë, ndë zjar të pashuarë.
Ahiere do të thotë edhe mb’ata që janë mb’anë të mëngjërë: Ikëni nga meje, ju të mallëkuaritë ndë zjar të pashuarë, që është bënë hazër për djallinë, edhe ëngjëjit’ e tij.
Andaj edhe nevet si kemi rrotullë kaqë mjergullë të madhe të martirëvet, le të çkarkonemi nga çdofarë barre e nga faji që na gjëndetë rrotullë, e le të ecëjmë me durim nd’udhë që është përpara nesh.
E unë u thom juvet, se cilido që zëmëronetë te vëllai tij pa faj, do të jetë fajëtuar ndë Gjuq. Edhe cilido që thotë vëllait së tij: raka (bre ti), do të jetë fajëtuar mb’ata që gjukojënë, edhe cilido që t’i thotë: morè, do të jetë fajëtuar ndë pisë të zjarit.
Bëni adha të vdesënë krahët’ e kurmit suaj të përdhesuratë, kurvërinë, të pëgëritë, pothenë, dëshërimn’ e keq, edhe lakëminë, që ajo është Idhollollatri.
E si erdhi ai kopil i rrëfeu këto zotit së tij. Ahiere u zëmërua zoti i shtëpisë, e i thotë kopilit së tij: Hajde, shpejto ndëpër sheshe e ndëpër rruga të qutetit, e kallmë këtu brënda të varfërë, sakatër, të çalë, e të verbërë.
Po që të mos skandhalisjëmë ata, hajde ndë det, e vurë angjistrënë, e atë pishk që të dalë përpara, ngree, e hapi gojën’ e tij, e do të gjeç një statirë, e si ta març atë, epua ature për mua, edhe për tij.
E ai do të ketë lopatënë mbë dorë të tij, e do të qërojë lëmën’ e tij, e do të mbëjedhë grurëtë nd’ambar të tij, e kashtënë do ta djegë me zjar të pashuarë.