17 E u përgjegj një nga turma, e i tha: Dhaskal, prura djalënë tim tek teje, që ka Shpirt të vuvosurë e të pafjalë.
E atëherë kish nxjerë një të paudhë, që qe vuvak, e kur dolli i paudhi, foli vuvi, e turmëtë u çuditnë.
E si pa Iisui që mbëjidhejnë shumë turmë, e foverisi Shpirtin’ e pëgërë, e i tha atij: Ti Shpirt i vuvosurë edhe i shurdhërë, unë të bëj porsi, dil nga ai njeri, e të mos hiç më nde ai.
Kij si digjoi të thoshnë që Iisui pat ardhurë nga Iudhea ndë Galileë, vate nde ai, e i lutej atij, që të shëron të bir’ e tij, që qe për të vdekurë.
E ja një njeri nga turma, thirri e tha: Dhaskal, të lutem tij, të rrotulloç sinë mbë birë tim, se m’ është i vetëmë.
E i prun’ atij djelm, që të vij duartë mbi ta, e mathititë i qërtoijnë ata që i prunë.
(E ajo grua qe Elinidhë nga fili e Sirofiniqet), e i lutej atij, që të nxir të paudhinë nga vashëz’ e saj.
E i lutej atij shumë, e i thosh se: Vashëza ime është mbë të vdekurë. Nxito, e të vëç mbi të duartë, të shpëtojë, e të rrojë.
E i thosh: Zot, le të të vijë likshtë për tim bir, se e zë bëtaja, e mundonetë shumë. Shumë herë bie ndë zjar, e shumë herë ndë ujë.
Ahiere i prun’ atij një të dhemonisurë, të verbërë edhe të vuvosurë e e shëroi atë, kaqë që i verbëri edhe i vuvosuri foli edhe pa.
E si iknë ateje, na, e prunë nde ai një njeri vuv, të shurdhërë, edhe të dhemonisurë.
E i pieti grammatejtë: Ç’kërkoni me ata?
E tekdo që ta gjejë atë, e shtie mbë dhe, e shkumon, e kërcëllin dhëmbët’ e tij, e i bie dhilë, e u thaçë mathitivet së tu, e nukë mundnë ta nxirë.