9 E ata që hangrë qenë ngjera katër mijë, e i lëshoi ata.
E hangrë, e u frinë, e ngrijtinë të tepëruarat’ e copavet: shtatë zimbile.
E atë çast si hiri ndë varkë, bashkë me mathitit’ e tij, erdhi nga an’ e Dhallmanuthait.
Ahiere la botënë Iisui, e vate ndë shtëpi, e vanë edhe mathitit e tij pas si, e i thanë: Thuajna nevet paravolin’ e egjëravet s’arësë.
E si mori të dimbëdhjetë mbënjanë, u thot’ ature: Ja, që vemi ndë Ierusalim, e do të paguhenë gjith’ ato që janë shkruarë nga profitëtë për të bir’ e njeriut.