6 E porsiti turmënë të rrijnë poshtë mbë dhe, e si mori të shtatë bukëtë, e efharistisi, i theu, e ua dha mathitivet së tij, t’ua vijnë përpara, e ua vunë përpara turmësë.
Ai që mban llogori ditësë, për Zotnë mban llogori. E ai që s’mban llogori ditësë, për Zotnë s’mban llogori. Ai që ha, për Zotnë ha, sepse i bën lëvdim Zotit. E ai që nukë ha, për Zotnë nukë ha, e lëvdon Zotnë.
Lum ata kopij, që kur të vijë zoti do t’i gjejë zgjuarë. Me të vërteta u thom juvet, që do të përveshjë rrobatë, e do t’i vërë ata të rrinë; e do të shkojë të ju bëjë husmet ature.