Biblia Todo Logo
Bib sou entènèt

- Piblisite -




Marko 8:34 - Dhjata e Re 1827

34 E si thirri afër tij turmënë, bashkë me mathitit’ e tij, u tha ature: Ai që do të vijë pas meje, le të arnisjë vetëhen’ e tij, e le të ngrërë kruqn’ e tij, e le të vijë pas meje.

Gade chapit la Kopi




Marko 8:34
43 Referans Kwoze  

Edhe ai që nukë mer Kruqn’ e tij e të më vijë pas, nuk’ ësht’ i zoti për mua.


Dhënt’ e mia, digjojënë zënë tim, edhe unë i njoh ato, e ato vijënë pas meje.


Ndashti ata që janë të Krishtit, kanë mbërthierë kurminë bashkë me xanxëra të ture e me dëshërime.


Me Krishtinë jam mbërthierë ndë Kruq, e nukë rroj më unë, po rron mbë mua Krishti, e jetënë që rroj unë ndashti ndë kurm, e rroj mbë besë të Krishtit, të birit së Perndisë, t’atij që më deshi mua e dha vetëhen’ e tij për mua.


Nga këjo e kemi njohurë dashurin’ e Perndisë, sepse ai ka vënë Shpirtin’ e tij për nevet. E nevet pa duhetë të vëmë Shpirtinë tënë për vëllazër.


Ahiere Iisui u tha mathitivet së tij: Ai që do të vijë pas meje, le të arnisetë vetëhen’ e tij, e le të ngrërë Kruqn’ e tij, e le të vijë pas meje.


Që të njoh atë, edhe fuqinë e së ngjallturit së tij, edhe pjesën’ e pësimevet së tij, e të ujdisem me vdekëjë të tij.


E ndë jemi djelm, jemi edhe pjesëtarë, pjesëtarë të Perndisë, e pjesëtarë bashkë me Krishtinë. Po nd’është që besojëmë me të bashkë, që edhe të lëvdonemi me të bashkë.


E thoshte pa ndë gjithë: Ai që do të vijë pas meje, le të arnisjë vetëhen’ e tij, e le të marrë Kruqn’ e tij ditë për ditë, e le të vijë pas meje.


Bëni adha të vdesënë krahët’ e kurmit suaj të përdhesuratë, kurvërinë, të pëgëritë, pothenë, dëshërimn’ e keq, edhe lakëminë, që ajo është Idhollollatri.


Po ato që qenë për mua mbrodh, i silloisa për Krishtinë dëm.


Sepse Krishti pësoi ndë kurm për nevet. Armatosi edhe juvet mb’atë kshill, se ai pësoi ndë kurm, pushoi nga faji.


Ma nga meje qoftë larg të mburrem për jatërë, përveçe ndë Kruq të Zotit sonë Iisu Hristoit. Mb’atë jeta ime është kruqasurë mbë mua, edhe unë mbë jetë.


E vdes ngaditë (bëj be) për nder tuaj, që ësht’ imea mbë Hristonë Iisunë Zotnë tënë.


E dimë këtë na, që njeriu inë i vjetëri u kruqas bashkë me Krishtinë, që të prishej trupi i fajit, të mos punojëmë na më ndë faj.


Kështu dha cilido nga juvet që nuk’ i mçon gjith’ ato që ka, nukë mund të jetë mathitiu im.


Sepse e dimë mirë që shpejt do të lë tendënë time, sikundrë më dëftoi mua Zoti inë Iisu Hristoi.


Po sikundrë bëni shokë ndë pësime të Krishtit, të gëzoni edhe ndë të çfaqurë të nderit së tij.


Që na dhidhaks nevet të arnisjëmë të pabesllëknë edhe dëshërimet’ e jetësë, e të rrojmë ndë këtë jetë me urtëci, me të drejtë, e me besë të mirë.


Unë ndashti gëzoj mb’ato që besoj për juvet, e paguaj ndë kurm tim përsëri ato që lipsenë nga mundimet’ e Krishtit për trup të tij, që ai trup është Qisha.


E stereosnë shpirtërat’ e mathitivet, tuke paraqinisurë të qëndroijnë pa luajturë ndë besë, edhe se ndë mbretëri të Perndisë duhetë të hijëmë na me shumë shtrëngime.


E si digjoi këto Iisui, i tha atij: Edhe një akoma të lipsetë tij, shit gjithë sa ke, e ndajua së varfëret, e do të keç hazine ndë Qiell, e eja pas meje.


Forcouni të hini ndëpër derë të ngushtë, sepse u thom juvet, që shumë do të kërkojënë të hijënë, e do të mos mundjënë.


E si duallë, gjenë një njeri nga Qirini, që e thoshnë Simon; atë muarrë angari, që të ngrerë Kruqn’ e tij.


Mos u friko për ato që ke për të pësuarë; ja, që djalli ka për të vënë dica prej jush ndë hapsanë, që të dhoqimasi; e do të kini shtrëngim për dhjetë dit; qëndro i besësë ngjera mbë vdekëjë, e do t’ap ti kurorën’ e jetësë.


Le të vemi adha jashtë të ndënjurit, tuke mbajturë dhunën’ e tij.


Sepse digjojmë që dica nga jush ecëjënë pa udhë, të tillëtë nukë punojënë gjë fare, po vijnë rrotullë pa mbrodh.


Sepse ndonëse jeshë unë leftero nga gjithë, u bëçë skllav mbë të gjithë, që të fitoj më të shumëtë.


Pra andaj ndë skandalis të ngrënëtë vëllanë tim, do të mos hamë kurrë mish, që të mos s(k)andalis vëllanë tim.


E mbaj kruqn’ e tij mbë krahë, e dolli të vij ndë vënd që thuhetë i krerëvet, e çifutërisht Gollgotha.


E tek digjonte gjithë llaoi, u tha mathitivet së tij:


Edhe Iisui si vështroi nde ai me si të mirë, e deshi atë, e i tha atij: Edhe një të lipsetë, hajde e sa ke shiti, e epua së varfëret, e do të keç hazine ndë Qiell, e eja, e si të ngrëç Kruqnë, ecë pas gjurmëvet së mia.


E si thirri gjithë turmënë, u thosh ature: Digjoni mua të gjithë, e mpsoni.


Swiv nou:

Piblisite


Piblisite