E atë çast u ngre, e si mori shtratnë, dolli përpara së gjithëvet, kaqë që u çuditnë gjithë, e lëvdoijnë Perndinë, e thoshnë se: Kështu nukë pam kurrë.
E turmëtë si panë këtë që bëri Pavllua, ngrijtinë zën’ e ture, me gjuhë të Likaonëvet, e thanë: Pernditë u bënë mbë të gjarë si njerëz, e zbritnë mbë ne.
E u çuditnë gjithë kaqë që pietishnë njëri me tjatërinë, e thoshnë: Ç’është këjo? Ç’është këjo dhidhahi e re që me urdhëri porsit edhe Shpirtërat’ e pëgëra, e digjojënë porsin’ e tij?