36 E i porsiti ata që të mos ja thoshnë ndonjëit, e sa i porsiti ai ata, kaqë më tepër e qiriksnë ata.
E i thot’ atij Iisui: Vështo të mos thuaç njeriut, po haide e dëfto vetëhenë te prifti, e shpjerë dhurëtinë, atë që urdhëroi Moisiu për martiri nd’ata.
E e dërgoi atë ndë shtëpi të tij, e i tha: As ndë fshat brënda të mos hiç, as ndonjëit mos ja thuaç ndë fshat.
E i porsiti ata shumë, që të mos e dijë ndonjë njeri këtë; e u tha t’i apënë asaj të hajë.
E i qërton ata shumë, që të mos e dëftoijnë atë.
E atë çast ju hapnë atij veshëtë, e ju sgjidh të lidhurit e gjuhësë tij, e flit qëruarë.
E kaqë më tepër çuditejnë, e thoshnë: I bëri mirë gjithë punëtë, edhe të shurdhëritë i bën të ndiejënë, edhe vuvëritë të flasënë.
E si zbritnë ata nga mali, i porsiti ata fort, që të mos rrëfejënë ndonjeit ato që panë, përveçme kur të ngjalletë i biri i njeriut nga të vdekuritë.