Kështu edhe juvet, o djelm, të jini të bindurë ndë priftër, e gjithë vishi me të tapinosurë, tuke bindurë njeri mbë jatërinë, sepse Perndia ature që mbahenë mbë të madh u rri kondrë, e tapinovet u ep dhurëtinë.
Sepse gremisjëmë navet mihanimatë, e çdofarë të lartë që larconetë kondrë të dijturit së Perndisë, e skllavosjëmë çdo noimë, ndë të gjegjurë a të bindurë të Krishtit.