E u thot’ ature: Juvet jini ata që dëftoni vetëhenë tuaj të drejtë përpara njerëzet; ma Perndia njeh zëmëratë tuaj, sepse ajo që është e lartë përpara njerëzet, përpara Perndisë ësht’ e ndjetë.
Nuk’ ësht’ e vërtetë, që e pashiturë otea qe, edhe e shiturë nd’urdhër tënd qe? Përse vure ndë zëmërë tënde këtë punë? Nukë gënjeve njerëz, po Perndinë.
Sepse qem edhe nevet njëherë të marrë, të pabindurë, të humburë, skllevt’ e dëshërimevet e çdolloi pëlqimevet tuke rruarë ndënë të keqe e ndë zili, t’urrierë nga bota, e tuke urrierë njeri-jatërinë.
Bëni adha të vdesënë krahët’ e kurmit suaj të përdhesuratë, kurvërinë, të pëgëritë, pothenë, dëshërimn’ e keq, edhe lakëminë, që ajo është Idhollollatri.