9 Po të mbathejnë shollë, e të mos kenë di palë rroba për të veshurë.
E i tha atij Ëngjëlli: Ngjeshu, e mbath këpucët’ e tua. E bëri kështu. E i thot’ atij: Vish rrobënë tënde, e eja pas meje.
E mbathni këmbëtë të jini gati për Ungjill të paqit.
Unë pagëzoj juvet me ujë, që të metanoisni, po ai që vjen pas meje është më i fortë nga meje, atij nukë jam i zoti t’i mbaj këpucëtë. Ai do t’u pagëzojë juvet me Shpirt të Shënjtëruarë edhe me zjar.
As torvë të hiqni mb’udhë, as di palë rroba, as këpucë, as stap ndë dorë, sepse punëtori ësht’ i zoti për të ngrënët’ e tij.
E i porsiti ata që të mos marrënë gjë mb’udhë, përveçme stapit vetëmë, as trajstë, as bukë, as bakër mbë brez të ture.
E u tha ature: Mbë çdo shtëpi që të hini, atje të qëndroni ngjera sa të dili ateje.