5 E nukë mund atje të bënte ndonjë thavmë, përveçme ndë pakëzë të sëmurë vuri duartë e i shëroi.
E nukë bëri atje thavmaturgjira (nishane) shumë, për pabesllëkn’ e ture.
Edhe Iisui i tha atij: Ndë mund të besoç, të gjitha janë të kollajta nde ai që beson.
E i lutej atij shumë, e i thosh se: Vashëza ime është mbë të vdekurë. Nxito, e të vëç mbi të duartë, të shpëtojë, e të rrojë.
Sepse nevet jemi vangjelisurë, posi edhe ata; po s’i vëjeu ata fjala që digjuanë, sepse nukë qe bashkuarë me besë, mb’ata që e digjuanë.
E gjau të jatn’ e Puplioit ta zij ethea edhe lëparqea, e të dergjej. Tek ai vate Pavllua, e si u fal, i vuri duartë sipër e e shëroi atë.