37 E bënetë thëllim i madh mbë det nga era, e këceijnë tallazetë, e hijnë brënda ndë varkë, kaqë që për një çikëzë të mbushej.
Tri herë u rrahçë me shufra, një herë më goditnë me gurë, tri herë u mbitçë ndë det, një ditë e një natë bëra ndë fund të detit.
Ma si ranë mbë një hundë që kish mbë të di anëtë det, e shtunë jashtë karavnë, e prora si u kumbis, mbeti e nukë tundej, ma primna ç(k)allëmonej nga të përpjekurat’ e tallazevet.
E si lanë turmënë, e muarrë atë ndë varkë sikundrë ish, e me atë bashkë qenë edhe të tjera varka.
E ai qe mb’anë të prapësme të varkësë mbi një jastëk, e flijte, e e zgjuanë atë, e i thonë: Dhaskal, nukë të pret tij që mënjënd humbasëmë?