Atëherë u përgjegj Iisui, e tha: I lëvduarë qofç, o tatë, Zot i Qiellit edhe i dheut, se i fshehe këto nga sofotë edhe nga të mënçuritë, e ua dëftove foshnjëvet.
Edhe ai u tha: Juvet u është dhënë të njihni të fshehurat’ e mbretërisë së Perndisë. E së tjerëvet u thom me paravolira, që tuke parë të mos shohënë, e tuke digjuarë të mos kupëtojënë.
E e dimë që i biri Perndisë ka ardhurë, e na ka dhënë nevet mënd të njohëmë atë që ësht’ e vërtetë, e jemi ndë të vërtetinë, të bir’ e tij Iisu Hristonë. Kij është Perndia e vërtetë, edhe jeta e pasosurë.
Sepse ajo Perndia që tha: Të llampsjë nga errëcira dritë, ajo vetë na llampsi ndë zëmëra tona, për të ndriturë të së njohurit të nderit së Perndisë ndë faqe të Iisu Hristoit.
Edhe Iisui u përgjegj, e i tha atij: I lumurë je ti Simon, i biri Ionait, se kurmi edhe gjaku nuk’ i dëftoi nde ti këto, po babai im, që është ndë Qiell.