E për të vdekuritë që ngjallenë, nukë kini dhiavasurë ndë kartë të Moisiut, ndë ferrë, qish i foli atij Perndia, e i tha: Unë jam Perndia e Avraamit, edhe Perndia e Isaakut, edhe Perndia e Iakovit.
U thot’ ature Iisui: Nukë dhiavastë kurrë ndë kartëra, atë gur që katafronisnë mjeshtrëtë, ai u bë e u vu krie ndë qoshe; nga Zoti u bë këjo, e duketë çudi ndë si tona?
E i thanë atij: A digjo(n) se ç’thonë këta? Edhe Iisui u thot’ ature: Digjoj. Nukë dhiavastë kurrë, se nga goja e foshnjëvet, edhe ature që thithijënë qumështë do të nxjer lëvdim?
Qish hiri mbë shtëpi të Perndisë ndë kohë të së parit së priftëret Aviatharit, e hangri bukët’ e prothesit, ato që nuk’ ishte ndëjierë përveçme priftëret, e u dha edhe shokëvet që pati me vetëhe?