21 E asndonjë njeri nukë vë mballomë të re e të pafërkuarë mbi rrobë të vjetërë, e ndë mos, mballoma e re do të prishjë atë anë të së vjetërësë që u vu mbi të, e do të bënetë të çjerëtë më likshtë.
E ndonjë njeri nukë qep kurrë mbi rrobë të vjetërë mballomë të palarë, e të pafërkuarë, se ajo do të ngrerë anët’ e rrobësë vjetërë e do të bënetë më likshtë të çjerëtë.
Nuk’ u ka gjeturë juvet piraksi, përveçe njerëzishtë. Po Perndia ësht’ e vërtetë, që nukë do t’u lërë juvet të piraksi më tepërë nga fuqia juaj, po bashkë me piraksi do të bëjë edhe mbrodhë, që të mundni juvet ta duroni.
Edhe ndonjë njeri nukë vë verë të re mbë kaçupe të vjetëra, e ndë mos, vera e re do të shpojë kaçupetë, edhe vera do të derdhetë, edhe kaçupetë do të prishenë; po vera e re mbë kaçupe të ra duhetë të vihetë.
E u thosh ature edhe paravoli, që: Ndonjë njeri nukë kolis mbi një rrobë të vjetrë një copë nga rrobë të re; e ndë mos e reja prish të vjetërënë e nuk’ ujdis mballoma e re.