16 E si e pan’ atë grammatejtë edhe farisejtë që hajte bashkë me kumerqarë edhe gjinahqarë, u thoshnë mathitivet së tij: Pse ha edhe ai me kumerqarë edhe me gjinahqarë?
Fariseua qëndroi e falej këto me vetëhe të tij: O Perndi, të lëvdoj, se nukë jam si njerëzit’ e tjerë, rrëmbeës, të shtrëmbërë, kurvjarë, as si edhe kij Kumerqari.
E u bë një klithm’ e madhe. E si u ngrenë Grammatikotë që qenë nga an’ e Farisejet, e qërtoijnë, e thoshnë: Na nukë gjejëmë ndonjë të keq mbë këtë njeri. Ma nd’i foli atij Shpirt a Ëngjëll, le të mos lëftojmë me Perndinë.
E u bë kur rrijte ai ndë mësallë ndë shtëpi t’atij, rrijnë bashkë me Iisunë, edhe me mathitit’ e tij shumë kumerqarë edhe gjinahqarë, sepse qenë shumë, e erdhë pas tij.