Ai sepse qe drit’ e nderit e haraktiri i së qënit së tij, si pruri të gjitha me fjalën’ e fuqisë tij, tuke bërë me vetëhe të tij të qëruaritë e fajevet sona, ndënji mb’anë të djathëtë të madhëcisë mbë të larta.
Tuke vështruarë nd’atë që nisi edhe sosi besënë, Iisunë, ai për gëzim që i qe vënë përpara tij duroi kruqnë, pa vënë ndër mënd dhunënë, e ndënji mb’anë të djathëtë të fronit së Perndisë.
E si hipi ai adha mb’anë të djathëtë të Perndisë, e si mori të taksurit’ e Shënjtit Shpirt nga babai, e derdhi këtë që shihni juvet ndashti e digjoni dhurëti.
I thot’ asaj Iisui: Mos më zë, sepse nukë kam hipurë edhe te babai im; po hajde ndë vëllazër të mi, e thuaju ature: Hipëj te babai im e babai juaj, e te Perndia ime e Perndia juaj.
E me të vërtetë pajetërë i madh është mistiri i besësë. Perndia u çfaq ndë kurm, u gjukua me anë të Shpirtit, u njoh nga Ëngjëjtë, u qiriks ndë filira të tjera, u besua ndë botë, hipi lart mbë nder.
Sepse nukë hiri Krishti ndë të Shënjtëruara të bëra me duar, ksomblë së vërtetavet, po hiri nd’atë të Qiellvetë, që të çfaqej ndashti për të mirë tënë përpara Perndisë.
Atë duhetë që ta mbajë Qielli ngjera mbë kohë që të vijënë ndë vënd gjithë punëtë që tha Perndia me gojë të gjithë Shënjtorëvet profitet së tij që herën’ e parë.
E si u dreknë, i thotë Iisui Simon Petrosë: Simon, i biri i Ionait, më do mua më tepër se këta? I thot’ atij: Me të vërteta, o Zot, ti e di që të dua ti. I thot’ atij: Kullot shtjerat’ e mia.
E përpara së krëmptesë të pashkësë, si e dij Iisui që erdhi koha e tij të shkon nga këjo dinia te babai, sepse i deshi të tijtë që qenë ndë botë, e i deshi ngjera mbë të pastajmenë.
Që kur nisi nga pagëzimi i Ioannit, ngjera mb’atë ditë që u ngre nga nesh e hipi ndër Qiell, të bënetë martir një nga këta bashkë me nevet të së ngjallturit së tij.