E i thoshnë atij të tjerëtë mathiti: Pam Zotnë. Ma ai u tha ature: Ndë mos paça ndë duar të tij plagën’ e peronavet, e të vë gjishtinë tim ndë vënd të peronavet, e të vë dorënë time ndë brinjë të tij, nukë besoj.
E pasandaj u duk mb’ata të njëmbëdhjetë, atje tek rrijnë, e i qërtoi sepse nukë besuanë mb’ata që e panë atë të ngjallturë, edhe për zëmërën’ e ture të pakthierë.