12 Pastaj u dëftua me tjatër surat mbë di nga ata që ecëijnë, e vijnë ndë arë.
Këjo ësht’ e treta herë që u dëftua Iisui ndë mathitej të tij, si u ngjall nga të vdekuritë.
Pas këture dëftoi përsëri vetëhen’ e tij Iisui ndë mathiti të tij ndë Det të Tiveriadhësë. E e dëftoi kështu.
E pasandaj u duk mb’ata të njëmbëdhjetë, atje tek rrijnë, e i qërtoi sepse nukë besuanë mb’ata që e panë atë të ngjallturë, edhe për zëmërën’ e ture të pakthierë.
E gjau tek falej ai, e ju bë të dukurit’ e faqesë tij tjatër lloi, e rrobat’ e tij të bardha që llamburitnë posi vetëtimë.
Mb’ata që dëftoi edhe vetëhen’ e tij të gjallë si pësoi e pastaj me shumë nishane, e dukej mb’ata dizet dit, e u kuvëndon për mbretëri të Qiellvet.