23 E i ipnë atij të pij verë nakatosurë me smirnë, e ai nuk’ e mori.
I dhanë atij të pij uthullë trazuarë me vërer, e si e vuri ndë gojë, nukë duaj të pij.
E qeshnë me atë edhe trimatë, e i qasejnë afër e i ipnë atij uthullë.
Se u thom juvet, që do të mos pi nga ç’pjell vështi, ngjera sa të vijë mbretëria e Perndisë.
Me të vërteta u thom juvet, do të mos pi më nga ç’pjell vështi ngjera mb’atë ditë, kur ta pi atë të re ndë mbretëri të Perndisë.
E mathititë bënë sikundrë i porsiti ata Iisui, e bënë hazër pashkënë.