7 E kur të ndieni luftëra, edhe zë të luftëravet, mos u trëmni, se duhetë të bënenë këto, po s’ësht’ edhe të sosurit’ e jetësë.
Paqnë u lë juvet, paqnë time u ap unë juvet, jo sikundrë e ep bota ua ap juvet. Le të mos dridhetë zëmëra juaj, as të mos trëmbetë.
E ua hap e ua dëfton se duhej të pëson Krishti, e të ngjallej nga të vdekuritë, edhe se kij është Hristoi Iisui, që unë rrëfej mbë juvet.
Ve ndë botë nga skandhaletë, se është shtrëngim të vijënë skandhaletë. Po ve mb’atë njeri, që nga ai vjen skandhali.
Le të mos u trubullonetë zëmëra juaj, besoni mbë Perndinë, edhe mbë mua besoni.
E mbreti Irodhi si digjoi kështu u drodh, edhe bashkë me atë gjith’ Ierusalimi.
Se shumë do të vijënë mb’ëmër tim, e do të thonë se: unë jam, e do të gënjejënë shumë.
Se do të ngrihetë fili sipër mbi fili, e mbretëri sipër mbi mbretëri, e do të bënenë tërmete ndë ca vënde, edhe do të bënetë ujë edhe nakatosira.