6 Se shumë do të vijënë mb’ëmër tim, e do të thonë se: unë jam, e do të gënjejënë shumë.
Se do të ngrihenë Krishtër të rrem, edhe profitër të rrem, e do të apënë nishane e çudira, për të gënjierë ndë mundçinë, edhe të zgjedhuritë.
Të dashurë, mos besoni mbë çdo Shpirt, po dhoqimasni Shpirtëratë, ndë janë nga Perndia, sepse shumë profitër të rrem kanë dalë nga bota.
Andaj u thaçë juvet, që do të vdisni mbë faje tuaj, sepse ndë mos besofçi që unë jam, do të vdisni mbë faje tuaj.
Unë arçë nd’ëmër të babait sim, e nukë më dheksni mua. Nd’artë ndonjë tjatër mbë ëmër të tij, atë do të mirri.
E do të ngrihenë shumë profitër të rrem, e do të qeshjënë shumë.
Se do të vijënë shumë ndë ëmër tim, e do të thonë: Unë jam Krishti. Edhe shumë do të qeshjënë.
Edhe Iisui si u përgjegj mbë ta, nisi t’u thosh: Vështroni të mos u gënjejë juvet njeri.
E kur të ndieni luftëra, edhe zë të luftëravet, mos u trëmni, se duhetë të bënenë këto, po s’ësht’ edhe të sosurit’ e jetësë.
Andaj u tha ature Iisui: Kur të ngriri nga dheu të bir’ e njeriut, ahiere do të njihni se unë jam, e vetiut nukë bëj ndonjë punë, po flas sikundrë më dhidhaksi mua babai im.