Ndë qëndrofçi themelosurë mirë e pa tundurë ndë besë, e të paluajturë ndë shpëresë t’Ungjillit që digjuatë, e që u dhidhaks mbë gjithë botë që është ndënë Qiell, atij Ungjillit unë Pavllua jam bërë shërbëtuar.
E paçë një tjetër Ëngjëll, që fluturon ndëpërmes të qiellit, që kish ungjill’ e pasosurë, për të vangjelisurë ata që rrijnë mbi dhe, edhe çdo milet, edhe çdo fili, e gjuhë, e llao.
Atij që erdhi ndër juvet, sikundr’ erdhi ndë gjithë botë, e bën pemmë e rritetë, si edhe ndër juvet, që mb’atë ditë që digjuatë, e njohtë dhurëtin’ e Perndisë me të vërtetë.
Me fuqi të thavmëravet e të çudivet, me fuqi të Shënjtit Shpirt, ngjera mbë kaqë që nga Ierusalimi e nga vëndetë rrotullë ngjera mbë Iliri gjithë e kam mbushurë me Ungjill të Krishtit.
Burrat’ e Ninevisë do të ngrihenë mbë Gjuq me këtë milet, e do ta katadhikasjënë atë, se ata metanoisnë ndë të qiriksurë të Ionait, e ja këtu më tepër nga Ionai.