18 E digjuanë Grammatejtë edhe të parët’ e Priftëret, e kërkoijnë me çfarë tropo ta vrisnë atë, sepse i trëmbejn’ atij se gjithë turma çuditejnë ndë dhidhahi të tij.
E tek kuvëndon ai për të drejtë e për vergjëri, e për gjuq që do të vijë, i hiri frikë Filiksit, e tha: Hajde ndashti, e kur të kem kohë do të dërgoj të të thërres tij.
E të parët’ e priftëret edhe grammatejtë kërkoijnë të shtijnë duartë mbi të atë çast, po u trëmbnë nga llaoi, sepse e njohnë që për ata e tha këtë paravoli.
Sepse Irodhi i trëmbej Ioannit, se e dij atë që qe njeri i drejtë, edhe shënjt, e e mburon atë, e si e mban vesh, bënte shumë punëra me anë të tij, e e digjon atë me shumë t’ëmblë.
E si panë të parët’ e priftëret edhe Grammatikotë këto çudira që bëri, e djelmtë që thërisnë ndë qishë, e thoshnë: Osana të biri Dhavidhit, u zëmëruanë.